Ilir Shaqiri: ‘Serish vjen marsi’ dhe qindra këngë për dëshmorët e atdheut mbajnë vulën e Adem Gashit

16 janar 2024 | 15:14

Sot (e martë) ka ndërruar jetë poeti dhe shkrimtari i mirënjohur, Adem Gashi.

Ai ishte tekstshkruesi i shumë këngëve për dëshmorët e kombit, duke përfshirë edhe “Sërish vjen marsi”.

Me këtë rast, këngëtari Ilir Shaqiri është shprehur i trishtuar nga vdekja e Adem Gashit.

Ai ka thënë se Gashi ka qenë fuqidhënësi më madhor i këngës atdhetare.

“I trishtueshëm ky mëngjes janari U nda nga jeta gjeneral poeti  Adem Gashi, autori i shumë librave me poezi e prozë, drejtori i Programit Satelitor në RTSh gjatë kohës së luftës çlirimtare në Kosovë, fuqidhënësi më madhor i këngës atdhetare në kohën e sotme. ‘Serish vjen marsi’ dhe qindra këngë për dëshmorët e atdheut mbajnë vulën e tij të përjetshme. Lamtumirë, mik i shtrenjtë!”, ka shkruar Shaqiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre transformatorë i janë shtuar rrjetit distributiv të vendit vetëm…