KEDS ‘ndez’ tre transformatorë të rinj në Ratishë të Deçanit

16 janar 2024 | 15:11

Tre transformatorë i janë shtuar rrjetit distributiv të vendit vetëm në fshatin Ratishë, që shtrihet në fillimin e një zone malore në opozitë me Bjeshkët e Nemuna, shumë afër liqenit të Radoniqit. Ata u futën në punë këto ditë për ta rregulluar njëherë e mirë furnizimin me energji elektrike të asaj ane. Paralel me to, KEDS  ka ndërtuar edhe rrjetin e tensionit të mesëm komplet të ri në degëzime dhe atë të tensionit të ulët për ratishasit, ku përfshihen 130 shtylla të reja.

Pra, aty gjithçka është e re. Kjo nënkupton se ata e kanë të rregulluar infrastrukturën elektroenergjetike për disa dekada, së bashku me garancinë që do të marrin shërbime kualitative, të sigurta dhe moderne.

Investimi në rrjetin elektroenergjetik të Kosovës vazhdon të mbetet prioritet fondamental i KEDS-it, me qëllim të përfundimit të tranzicionit të drejtë energjetik-kalimit nga një rrjet tradicional në një rrjet modern, që përkon me industrinë e avancuar teknologjike-energjetike.

Falë përkushtimit të KEDS-it për arritjen e këtij tranzicioni, i cili po bëhet vetëm përmes investimeve gjithandej Kosovës, qytete e lokacione të shumta po përfitojnë nga to.

Vetëm përgjatë vitit 2023, KEDS ka implementuar 400 projekte anembanë Kosovës, shumica e të cilave kanë përfunduar, ndërkaq një pjesë e vogël e tyre do të implementohen këtë vit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Informimit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…