‘Lista e armatimit të porositur nga Haradinaj’, zyrtari i AAK-së publikon dokumentet

16 janar 2024 | 14:59

Drejtori i Informimit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lulëzim Blaka, ka publikuar një pjesë – aneks të letrës së 26 prillit 2019 që ish-kryeministri Ramush Haradinaj ia kishte dërguar sekretarit të atëhershëm amerikan, Mike  Pompeo dhe u.d. të sekretarit të Mbrojtjes.

Letra e Haradinajt sqaron planin afatshkurtër dhe afatmesëm të FSK-së për ngritjen e kapaciteteve ushtarake. Në këtë letër, Haradinaj kushte specifikuar edhe armatimin që Kosova dështonte ta merrte nga ShBA-ja.

“Nuk është as material për t’u krekosur deputetët e LV-së e as ata minoritarë. Është thjeshtë pjesë e planit 10-vjeçar të ngritjes së ushtrisë, nga ai kryeministër që e themeloi ushtrinë”, ka shkruar Blaka në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje (e hënë) në Kosovë është shënuar 25-vjetori i masakrës…