Walkeri: Kur të vdes, dua të varrosem në Kosovë

16 janar 2024 | 14:43

Dje (e hënë) në Kosovë është shënuar 25-vjetori i masakrës së Reçakut, ku i pranishëm ka qenë edhe ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, i cili i kishte treguar botës se çfarë kishte ndodhur në Reçak.

Walkeri thënë se nga sakrifica e shumë djemve të fshatit, Kosova sot gëzon një demokraci plotësisht funksionale. Ai ka thënë se ndihet krenar që ndodhet në mesin e familjarëve të viktimave.

Walkeri madje në njërin prej televizioneve në vend ka shprehur edhe një dëshirë, duke thënë se do që të varroset në Kosovë kur vdes.

“Unë do të isha shumë i lumtur që kam thënë se kur të vdes, dua të varrosem këtu dhe kjo është dëshira ime dhe isha me disa kosovarë duke biseduar dhe thashë më vetë se dua të varrosem këtu”, ka thënë Walkeri në “Kanal 10”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nuse është arrestuar për zhvatje të dyshuar në ditën…