Iliri, Einxhel apo Dagz? Ky është banori që u eliminua sonte

11 janar 2022 | 23:56

Nominimet e kësaj të marte ishin shumë të forta.

Iliri, Dagz-i dhe Einxhel ishin tre më të votuarit nga banorët për të shkuar në nominime.

Donaldi si i preferuar i publikut kishte mundësinë të ndryshonte rezultatin por ai preferoi që mos ta bënte atë.

E këtë të martë me votat e publikut u eliminua Einxhel.

Iliri ishte përballë çiftit të krijuar së fundi brenda shtëpisë së BBV-së.

Kujtojmë se Dagz-i ishte eliminuar javë më parë bashkë me Pm-in por pas votave të publikut si më i preferuari mes dyshes, Dagz u rikthye përsëri në shtëpinë e Big Brother VIP.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat serbe raportojnë se një autobus me udhëtarë nga Kosova…