Imami i Junikut e gjen një kuletë me 1300 euro, e dorëzon në polici – paratë i kthehen pronarit

14 maj 2025 | 14:03

Policia në Pejë ka bërë me dije se një imam në Junik ka gjetur një kuletë me 1300 euro në të dhe dokumente personale.

I njëjti e ka dorëzuar në polici dhe paratë i janë kthyer pronarit.

“Me datë 08. 05. 2025, në Stacionin Policor Junik, qytetari Imer Krasniqi, imam nga Juniku, kishte sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në qytetin e Junikut, në kulet kishte të holla në shumë prej njëmijë e treqind (1300) euro dhe dokumente personale. Policia ka identifikua dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta. I njëjti është ftuar në Stacionin Policor Junik, të cilit nga zyrtaret Policor ju ka kthyer kuleta s’bashkua me të holla dhe dokumente personale. Policia e Kosovës, e falënderon qytetarin Imer Krasniqi për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka…