Imami i Lipjanit: Hamide Magashi u varros bashkë me foshnjën në bark

02 dhjetor 2022 | 15:50

Imami i xhamisë së Lipjanit, Vehbi Gajtani pas ceremonisë ka deklaruar se e ndjera Hamide Magashi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj është varrosur bashkë me foshnjën e saj brenda barkut.

“Foshnja nuk është hekur nga barku i saj. Lejohet me u varrosë, pasi që ai nuk ka lindë i gjallë pasi ka vdekë me vdekjen e nënës”, tha Gajtani për Insajderin.

Derisa dheu mbulonte trupin e 35-vjeçares Hamide Magashi që pritej të bëhej nënë, e që jetën ua mori me armë Sokol Halili, dhimbjen më të madhe e përjetuan motrat e saj.

Askush nuk mund tua lehtësoj atyre dhimbjen derisa humbjen e motrës e vajtojnë me dënesë.

Mes lotësh, i jepet lamtumira e fundit shtatzënës që u vra në oborrin e QKUK-së

Pamje nga momenti kur policia i bëri thirrje për dorëzim të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas “konstatimeve” të para të Bashkimit Evropian (BE), kryeministri Albin…