
Imer Mushkolaj: T’lodhta këto foret e Vjosa Osmanit me homazhe
06 nëntor 2020
| 13:54
Vjosa Osmani, në ditën e parë të punës si ushtruese e detyrës së presidentes, ka bërë homazhe te varri i ish-presidnetit Ibrahim Rugova dhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Një veprim të tillë, analisti politik, Imer Mushkolaj e ka quajtur të lodhtë dhe pa përmbajtje.
“T’lodhta këto foret e Vjosa Osmanit me homazhe, frymëzim, blla, blla… Veç formë, e aspak përmbajtje”, ka shkruar Mushkolaj në llogarinë e vet në “Facebook”.