Immobile fiton ‘Këpucën e Artë’ të Evropës

01 gusht 16:08

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, edhe zyrtarisht ka fituar “Këpucën e Artë” për edicionin 2019/20 në futboll.

Lojtari i vetëm që ka pasur gjasa ta arrijë Immobilen, Cristiano Ronaldo, nuk është përfshirë fare në skuadrën e Juventusit për ndeshjen e sotme kundër Romës.

Immobile ka realizuar 35 gola në Serie A këtë stinor, katër më tepër se Ronaldo. Immobile e ka mposhtur në garë për “Këpucën e Artë”, Robert Le]ando]skin e Bayern Muenchenit që i ka shënuar 34 gola.

Ai është italiani i parë që fituar “Këpucën e Artë” që kur Francesco Totti e fitoi në stinorin 2006-07.

Immobile ka gjasa të vendos rekord të golave brenda një stinori në Serie A. Ai është vetëm një gol larg rekordit që e kishte vendosur Gonzalo Higuain me Napolin në vitin 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se rrëzimi i…