Immobile shërohet nga Covid-19

19 nëntor 2020 | 15:45

Ciro Immobile më në fund rezultoi negativ në tamponin e fundit. Për trajnerin e Lazios, Simone Inzaghin, kthimi i sulmuesit është një lehtësim i madh në një moment vështirësie në nivelin fizik.

Ai duhet të kthehet në fushë ndaj Crotones dhe gjithashtu mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Zenitit. Immobile mbërriti në Paideia rreth orës 08:00 dhe bëri shaka me të pranishmit, që e pyetën nëse mund të kontribuonte në ndeshjen kundër Crotones: “Sigurisht, përndryshe nuk do të isha qenë këtu …”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” kanë përfunduar grevën, pasi që…