Përfundon greva e minatorëve në “Trepçë”

19 nëntor 2020 | 15:45

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” kanë përfunduar grevën, pasi që ju është konfirmuara nga Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit se pagat për muajin tetor do t’ju transferohen në llogaritë e tyre.

Ndërprerjen e grevës e ka konfirmuar për Gazetën “Epoka e re”, Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Ai ka thënë se që nga nesër do ta fillojnë punën. “Greva ka përfunduar, minatorët kanë dal nga miniera aty ku kanë qëndruar disa, nga dita e mërkurë e disa që nga mëngjesi i ditës së sotme. Greva është ndërprerë pasi që janë informuar se pagat do të ju dalin në xhirollogari”, ka deklaruar Osmani.

 

A.M/ Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka thënë…