Inaugurohet objekti i ri i ShFMU ‘Fan S. Noli’ në fshatin Kryshec

12 shtator 2022 | 14:30

Objektin e ri të ShFMU “Fan S.Noli” në fshatin Kryshec e kanë inauguruar kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, Naser Gega, zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna, drejtori i ShFMU “Fan S. Noli” në fshatin Kryshec, Canë Gashi dhe kryetari i Bashkësisë Lokale në fshatin Kryshec, Muhamet Berisha.

Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, Naser Gega pasi i përshëndeti të pranishmit, theksoj se çdo eveniment i tillë, çdo hapje e tillë ka emocione të veçanta. “Falënderojmë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për këtë donacion, për këtë punë të mrekullueshme, e cila është bërë, punë, të cilat i janë bashkëngjitur punëve të përfunduara nga Komuna në ndërtimin e objekteve shkollore, si Shkolla e Mesme e Artit ‘Odhise Paskali’, Shkolla e Muzikës ‘Halit Kasapolli’ etj., që do të thotë së bashku këtë infrastrukturë ndërtimore ta bëjmë sa më të afërt për të gjithë nxënësit”, ka thënë ai.

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna i përshëndeti të pranishmit dhe u shpreh e emocionuar që merr pjesë në inaugurimin e kësaj shkolle. “Jam shumë e privilegjuar dhe e emocionuar, që kam nderin të ndajë bashkë me Ju gëzimin e inaugurimit të shkollës së re. Sot, ky inaugurim kurorëzon investimin e radhës, që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, po e bën për përmirësimin e infrastrukturës shkollore me synimin, që të ofrojmë bazë të mirë për përmirësimin e kushteve të mësimit dhe rrjedhimisht edhe të përmirësimit të cilësisë në arsim”, ka deklaruar ajo. ​

Drejtori Gashi i përshëndeti të pranishmit dhe theksoj se është shumë i lumtur, që ishte pjesë në inaugurimin e objektit të ri shkollor. “Muajit shtator i gëzohemi të gjithë, fëmijët dhe të rriturit, sepse pikërisht sot, po e inaugurojmë shkollën e re me kushte ideale për edukim cilësor, gjithnjë duke falënderuar të gjithë faktorët, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për realizimin e këtij projekti”, ka deklaruar Gashi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
CÜNEYT ŞUFTA shpall të pavlefshme diplomën e shkollës së mesme,…