Inaugurohet rihapja e tuneleve T6 dhe T7, pjesë e linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë

04 nëntor 2023 | 18:33

Sot u bë inaugurimi i rihapjes së tuneleve T6 me gjatësi prej 262 metra dhe T7 me gjatësi prej 122 metra, si pjesë e aksit të linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë.

“Tashmë po punohet intensivisht për plotësimin e të gjithë elementëve të tjerë të nevojshëm për funksionalizimin dhe rehabilitimin e Linjës së 10-të Hekurudhore, që përfshin edhe linjat tjera si Fushë Kosovë-Mitrovicë, dhe Mitrovicë-Leshak”, ka thënë Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ai ka falënderuar Zyrën e Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Bankën Evropiane për Investime (EIB), si dhe Fondin për Investime për Ballkanin Perëndimor (WBIF), për bashkëpunimin e vazhdueshëm për realizimin e këtij projekti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se…