Përparim Rama thotë se zonës së vjetër të Prishtinës po i kthehet identiteti

04 nëntor 2023 | 18:31

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se zonës së vjetër të Prishtinës po i kthehet identiteti.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka bërë të ditur se komuna është gati me rivitalizimin e rrugës “Mehmet Kaçurri” e cila sipas tij, po merr pamje fantastike, raporton Klan Kosova.

“Kjo rrugë përmban 18 ndërtesa, tre prej të cilave janë monumente arkitekturore, pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, ka shkruar i.

“Rruga ‘Model’ do të shërbejë si shembull për rigjenerimin e blloqeve tjera brenda Qendrës Historike të Prishtinës”, ka shkruar kryetari Përparim Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Drejtorit të ShSKUK-së Elvir…