Incident gjatë takimit të Vuçiqit me presidentin e Bullgarisë

23 maj 2021 | 16:32

Gjatë fjalimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe atij të Bullgarisë, Rumen Radev në Dimitrovgrad, të dielën ka ndodhur një incident.

Siç ka raportuar mediumi serb “B92”, gjatë fjalimit të tyre para një monumenti të sapo zbuluar, njëra nga vajzat me kostum tradicional, e cila ishte në këtë ngjarje është sëmur dhe i ka rënë të fikët.

Vuçiqi dhe Radevi menjëherë kanë ndërprerë fjalimet e tyre dhe janë nisur për ta ndihmuar, por njerëzit rreth saj tashmë kishin arritur ta kapnin dhe ta ngrinin lart.

Pas kësaj,  ka vazhduar ceremonia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një rrugëtimi të gjatë dhe një marrëdhënie të ndërlikuar…