
Incidenti i armatosur në Laç, vdes njëri nga pesë të plagosurit
04 maj 2025
| 09:37
Ka vdekur njëri nga pesë të plagosurit nga incidenti i armatosur që ndodhi paraditen e së shtunës në Laç.
Siç raportojnë mediat shqiptare viktima është 24 vjeçari Gelard Bitri.
Ngjarja e rëndë dyshohet se kishte ndodhur për motive banale.
Derisa të plagosurit e tjerë: Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Angjelina Gjezaj, Amarildo Ndoj, po trajtohen në Spitalin e Traumës në Tiranë.