Indiana një fitore larg finales së madhe të NBA-së

28 maj 2025 | 11:23

Indiana Pacers ka triumfuar ndaj New York Knicks me rezultatin 130:121 dhe morën epërsinë 3-1 në serinë gjysmëfinale të Konferencës Lindore. Indiana zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, duke mbajtur avantazhin gjatë gjithë kohës dhe duke e merituar plotësisht fitoren në parketin e tyre.

Liderët e fitores ishin Tyrese Haliburton dhe Pascal Siakam, të cilët shkëlqyen në çdo aspekt të lojës. Haliburton ishte i jashtëzakonshëm duke arritur një ‘Triple-Double’ fantastik me 32 pikë, 12 kërcime dhe 15 asistime, ndërsa Siakam kontribuoi me 30 pikë. Nga ana tjetër, për Knicks, Jalen Brunson shënoi 31 pikë, ndërsa Karl-Anthony Towns realizoi një ‘Double-Double’ me 24 pikë dhe 12 kërcime.

Ndeshja e pestë do të luhet natën mes së enjtes dhe së premtes në Madison Square Garden, ku Knicks do të kërkojnë me çdo kusht të mbijetojnë në seri. Nëse vendasit arrijnë të fitojnë, duelet e mundshme të radhës do të zhvillohen më 31 maj dhe 2 qershor, përkatësisht jashtë fushe dhe në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri shqiptar nga Maqedonia e Veriut është i gatshëm për…