Infantino uron Ballkanin për titullin e kampionit

06 qershor 2023 | 13:23

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino përmes një telegrami drejtuar kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka uruar FC Ballkanin për kurorëzimin me titull të kampionit për edicionin 2022/23 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

“Me kënaqësi të madhe e përgëzoj FC Ballkanin për kurorëzimin me titullin e kampionit për sezonin 2022/23 në Kosovë. Ky titull nuk do të mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e gjithë ekipit, andaj të gjithë në këtë klub duhet të jenë shumë krenarë. Ju lutemi dërgoni urimet e mia për të gjithë të përfshirët në këtë arritje të madhe. Në emër të gjithë komunitetit të futbollit, shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj ju dhe Federatën tuaj për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Kosovë dhe në Evropë”, thuhet në urimin e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino drejtuar të parit të FFK-së, Agim Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi francez, Karim Benzema i ka dhënë lamtumirën Real Madridit…