Infektohet me koronavirus zyrtari i lartë i Serbisë

25 mars 2020 | 10:09

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mjedisit ka testuar pozitiv me koronavirus, raportoi të martën e përditshmja e Beogradit ‘Blic’ në faqen e internetit.

Ministri i Mjedisit, Goran Trivan, konfirmoi se sekretari i Shtetit, Branislav Blazic, ishte shtruar në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.

“Ai është në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd dhe është në gjendje të qëndrueshme”, tha Trivan. Raportet e mediave thanë se Blazic është nga Kikinda, një qytet në Vojvodina për të cilin mendohet se është vatër e koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Të hënën paradite më shumë se 300 njerëz në…