Infektologu i njohur: Kosova e ka përmbyllur pandeminë

06 maj 2022 | 12:26

Për mbi dy vjet bota është përballur me pandeminë Covid-19 e cila u ka marrë jetën miliona njerëzve në gjithë botën.

Kosova si shtetet e tjera është përballur me pandeminë Covid-19 dhe tani numri i atyre që infektohen është shumë i vogël, por pasojat do të jenë edhe për një kohë.

Infektologu Ilir Tolaj, ka thënë se për Kosovën, pandemia ka marrë fund edhe pse mund të kemi raste të reja për virusin.

“Asnjëherë nuk do të shohim pamjet që kanë qenë më herët që kanë qenë më pandeminë. Popullata e Kosovës ka krijuar imunitet për vaksinim, mund të them se Kosova e ka përmbyllur pandeminë, por tani është koha që të përballemi me pasojat e pandemisë në shumë aspekte”, ka thënë Tolaj për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij, Covidi ka lënë pasoja për shumë kë dhe do të jetë edhe për ardhmen. “Varet prej individëve si do t’i kenë pasojat, po ashtu varet edhe nga interaksioni i organizmit të individit, varet nga mediatorët që lirohen në organizëm, ka edeh probleme të tjera, si lodhja, kollitja etj.”, ka thënë Tolaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Amnesty International (AI)  ka bërë me dije se ka…