Infektologu Krasniqi: Koronavirusit i ka ardhur fundi

23 maj 2020 | 23:06

Infektologu Valbon Krasniqi u ka bërë të gjithë qytetarëve që festën e Fitër Bajramit ta festojnë në shtëpi dhe të mos bëjnë vizita familjare.

Ai nëpërmjet një postimi “Facebook”, ka kërkuar që të mos ketë vizita familjare, ani pse Covid-19 është drejtë fundit.

“Gjithçka e ka fillimin dhe fundin e vet. Edhe COVID-it i ka ardhur fundi. Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku”, ka shkuar Krasniqi.
Postimi i plotë i Krasniqit:

Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku
Besimi dhe durimi, dy fjalët më të dëgjuara këtyre muajve, por edhe dy virtytet më të larta të trashëguara ndër breza, u dëshmuan se janë shtyllat më të forta të suksesit në jetë. Gjithçka e ka fillimin dhe fundin e vet. Edhe COVID-it i ka ardhur fundi.
Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku.
Urime dhe me Fat Festa e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe shtatë raste të reja janë konfirmuar pozitiv me koronavirus,…