Infektologu Krasniqi: Situata është e menaxhueshme, jemi në rrugë të drejtë

17 maj 2020 | 22:22

Infektologu Valbon Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka komentuar situatën me Covid-19 në Kosovë.

Ai ka thënë se nuk ka vend për dëshpërim dhe as për zhgënjim.

“Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit, s’ka vend për dëshpërim e zhgënjim”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka theksuar se nga nesër fillon faza e dytë e zbutjes së masave anti-Covidm, dhe sipas tij, kjo është rezultat i punës sonë të përbashkët, e para se gjithash qytetarëve me disiplinën e treguar.

“Mbani maskat, dezinfektoni duart rregullisht, vazhdoni të mbani distancën fizike, dhe suksesi është i garantuar”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i tij:

Nuk ka vend për dëshpërim e as për zhgënjim.

Qytetarë të nderuar,
Nga nesër fillon faza e dytë e zbutjes së masave anti-COVID. Kjo është rezultat i punës sonë të përbashkët, e para se gjithash qytetarëve me disiplinën e treguar.
Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit, s’ka vend për dëshpërim e zhgënjim.
Asnjë pandemi nuk përfundon në mënyrë të përnjëhershme. Situata është e menaxhueshme. Jemi në rrugë të drejtë.
Mbani maskat, dezinfektoni duart rregullisht, vazhdoni të mbani distancën fizike, dhe suksesi është i garantuar.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Ferizajt vazhdon të prijë në nivel vendi me…