Infermierët do të protestojnë të hënën

31 korrik 2020 | 20:47

Në front me luftën Covid-19 tash e sa muaj janë edhe infermierët, por ata nuk janë të kënaqur me pagat që po marrin. Ata kishin kërkuar që ndërrimi i natës të vlerësohet më shumë. Tash që panë që kërkesat nuk iu përfillën në Kuvend, ata kanë vendosur që të protestojnë të hënën në orën 10.00.

Sindikata e Infermierëve ka paralajmëruar protestë të hënën, para objektit të qeverisë, për shkak të pakënaqësisë së pagës së infermierëve. Për këtë aktivitet tashmë kanë filluar përgatitjet.

Sekretari i Sindikatës së Infermierëve, Enlirat Duraku, thotë se ata do të kujdesen që pacientët të mos mbesin pa kujdes. Sipas tij, komuniteti i infermierëve është i pakënaqur me propozimet e deputetëve në Kuvend. Pakënaqësi ka shprehur edhe kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, i cili ka thënë për “T7” se krejt çfarë këta infermierë po kërkojnë është që ndërrimi i natës të paguhet më shumë.

E për këto kërkesa dhe pakënaqësi ai thotë se është ftuar në takim nga kryeministri Avdullah Hoti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur ka mbetur vetëm një muaj nga fillimi i vitit…