Infermierja e Infektivës: Mos na ofendoni me 300 euro, pasurinë e famën jua lamë juve

28 mars 2020 | 14:21

Qeveria e Republikës së Kosovës ka propozuar një shpërblim shtesë në masën fikse prej 300 eurove për dy muajt në vijim për mjekët e Kosovës.

Mirëpo, disa prej tyre janë shprehur të pakënaqur me këtë vendim. Njëra prej tyre është Aida Hasanaj, infermiere  e Klinikës Infektive në QKUK.

Ajo ka thënë se është diskriminim të shpërblehen me 300 euro duke pasë parasysh se për çdo ditë përballeni me një rrezikshmëri të lartë nga pandemia COVID-19.

Duke pasë parasysh këtë, ajo ka kërkuar që të mos barazohen me kolegët e tyre mjekë.

Reagimi i plotë:

Për Z.Bislim Bislimi – Minister i Financave
NGA:Aida Hasanaj

Duke marrë parasyshë faktin se Klinika Infektive çdo ditë përballet me fluks të madh të pacientvë më Sëmundje Ngjitëse e sidomos ditëve te fundit me rastet COVID -19,si kuadër ne Kliniken Infektive,kolegët e klinikave tjera ikin nga ne, arsyeja se jena punetor te Infektivit,ose dalin në punë një her ne javë, e mos te flasim se jemi te keratinuar me teper se 3 javë duke pas frikë ti takojmë më të dashurit tanë( fëmijët, prindrit)etj…… e ju zoti minister na krahasoni te barabart !!
I nderuar Z.Bislimi a nuk është ky diskriminim që ju të na shpërbleni me 300 €…..
Në qoftë se jemi të barabart më kolegët nëpër klinikat tjera pse u dashka që të sakrifikojm shëndetin tonë, duke rrezikuar edhe jetën siç është rasti i koleges nga Klinika Infektive që u infektua nga pacientat me COVID-19.
I nderuar Z.Bislimi cili është fai jonë në këtë rast,zbatimi i rregullave që varet nga ju apo vullneti jonë për ti dal në ndihmë çdo qytetari të pa fajëshem që është braktisur nga (QEVERIJA&KUVENDI)
Në kontest të asaj që paraqita si më sipër, JU LUTEM mos na injoroni me nga 300€…ne kemi zgjedh profesionin human …ndersa pasurin,famen dhe pushtetin ua lamë juve!

Për Z.Bislim Bislimi – Minister i Financave NGA:Aida HasanajDuke marrë parasyshë faktin se Klinika Infektive çdo ditë…

Gepostet von Aida Hasanaj am Samstag, 28. März 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, është mbledhur sot në…