“Infrakosi” pritet të investoj në Ferizaj

06 shkurt 2018 | 16:56

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur të martën në takim kryeshefin ekzekutiv të “Infrakos”-it, Agron Thaçi si dhe deputetin e PDK-së, Elmi Reçica.

Në këtë takim është diskutuar për disa çështje që kanë të bëjnë me përdorimin e hekurudhës si aset për zhvillimin ekonomik të Ferizajt.

Kryetari Aliu ka thënë se pashmangshëm është diskutuar edhe për hekurudhën e cila kalon nëpër Ferizaj.  Po ashtu, ai ka thënë se kanë diskutuar edhe për projektet që tashmë janë pjesë e Ligjit të buxhetit të Kosovës.

“Biseduam që së bashku me hekurudhat e Kosovës të formojmë një grup të përbashkët të ekspertëve që janë në kuadër të drejtorive të komunës së Ferizajt por edhe të Këshillit konsultativ të ekspertëve të urbanizmit, dhe sigurisht që edhe nga Hekurudhat e Kosovës, për të studiuar çdo detaj të projektit zbatues të bashkimit të qytetit. Pra, do të jetë një bashkëpunim i ngjeshur gjatë këtyre muajve me qëllim që të realizohet ky projekt”, ka thënë Aliu.

Ndërsa kryeshefi ekzekutiv i “Infrakos”-it, Agron Thaçi, është zotuar se të gjitha kërkesat e Aliut do të shqyrtohen një nga një në mënyrë që të realizohen sa më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i AS Roma, Alisson Becker nuk dëshiron të largohet…