Iniesta flet për Messin, Realin dhe Atleticon

15 mars 2018 | 18:11

Andres Iniesta thotë se Leo Mesi është “magjistar” dhe mund të bëjë diferencën në fushën e lojës.

“Ai bën diferencën në çdo ndeshje dhe për ne është i bekuar. Shpresoj që të vazhdojë kështu dhe të sigurojmë objektivin. Liga e Kampionëve është e vështirë dhe e pakuptueshme. Një ditë jo e mirë dhe mund të mbetesh jashtë saj. Kemi një skuadër të fortë dhe me dëshirë për të luajtur dhe për të triumfuar”, ka deklaruar Iniesta.

Kapiteni i katalanasve shprehu dëshirën që në short të shmangë ekipet spanjolle.
“Nuk dua që në çerekfinale të përballem me një ekip spanjoll. Ata na njohin mjaft mirë. E rëndësishme për momentin është që jemi në çerekfinale”, ka shtuar ai.

I pyetur rreth zëvendësimit, Iniesta ka deklaruar: “Ishte planifikuar kështu. Do të luaja vetëm një pjesë dhe do të nisja të dytën. Ia vlejti e gjithë sakrifica e kësaj dite, për të mirën e skuadrës”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e sotme ka…