Inkluziviteti (gjithë-përfshirja) shqiptar dhe ekskluziviteti (përjashtimi) serb

06 qershor 14:19

Shkruan: Gurakuç Kuçi

 “Edhe sot e kësaj dite nuk ka një Sinagogë të vetme, njëkopsht për fëmijët hebrenj, asnjë shkollë e vetme për fëmijët hebrenj që nuk ka nevojë që të sigurohet nga Policia Gjermane,” deklaroi para disa ditësh për  “CNN”, kancelarjae Gjermanisë, AngelaMerkel. Këtë e tha kancelarja së cilës i kërkohet që të mos tërhiqet nga politika sepse akoma i duhet Gjermanisë.

Pikërisht në këtë kohë kur anti-semitizmiështë në rritje në Gjermani, Rabini i Tempullit të Lindjes nëManhatan, me veprimtari dhe studime inter-religjioze, Joshua Stanton, nëpërmjet rrjetit social “Twwiter”, deklaronte se: “Kosova është i vetmi vend në Evropë ku unë e ndjej veten të sigurt që të vëjarmulken (kapela e hebrenjve) time dhe ta shpreh publikisht identitetin tim hebre. Mirënjohës”

Pra, shqiptarët si tërësi vazhdimisht janë marrë botërisht si shembull ibashkëjetesës ndërmjet religjioneve të ndryshme, gjithëpërfshirës/ inkluzivistë.

Mirëpo, si doktrinë tek shqiptarët nuk është i zhvilluar as racizmi, hebrenjtë kanë qenë të përndjekur jo vetëm për shkak tëracës të tyre, por edhe të fesë, dhe strehimin e vetëm në Evropë dhe atëherë kur specia e tyre rrezikohej për zhdukje, e gjetënnë trojet shqiptare e madje ndodhte e kundërta, ata u siguruan dhe u zhvilluan në numër si popull pas Luftës së Dytë Botërore.

Që shqiptarët nuk janë racistë e dëshmon edhe sot vazhdimi i species të atyre që ne i njohim si ‘Arapët e Veriut’ që dikur kishin zbritur në Shqipëri si skllevër, e sot akoma jetojnë, që janë njerëz me ngjyrë.

Kundër-racizmi i shqiptarëve është dëshmuar që nga fund-shekulli i VI dhe fillimi i shekullit të VII, ku edhe pse ishin barbarë sllavët, ilirët nuk i gjykuan por u bënë vend në Gadishullin Ilirik (Ballkani i sotëm).

Mirëpo, që nuk jemi ne si shqiptarë kundër asnjë race dhe feje, tregon fakti se në kishat ortodokse në Kosovë që janë të pushtuara nga serbët, sot ato janë me pak apo aspak roje, askush nuk i prek dhe nëse dikush tenton si shoqëri e linçojmë, shumë më të sigurta se sinagogat hebre në Gjermani.

Objektet fetare ashtu si fetë, janë universale dhe ato nuk i përkasin realisht asnjë race, e që serbët janë racistë dhe që ortodoksizmin e kuptojnë të ndërlidhur me sllavizim dhe serbizim, tregon fakti se kishat ortodokse në Kosovë, janë ekskluzive të dedikuara vetëm për patriark, murgj dhe besimtar sllav, serb dhe ortodoks dhe shqiptarët apo nacionalitetet tjera jo-sllave tjera nuk mund të kenë qasje aty, kjo është qasja ekskluziviste serbe, apo përjashtuese.

Shqiptarët megjithatë e pranuan këtë ekskluzivitet të kishave ortodokse që të konsiderohen serbe dhe të ndërtojnë shtetin e Kosovës qëpërveç gjuhës shqipe nuk përmban asgjë kombëtare shqiptare vetëm e vetëm t’i japin fund racizmit, shtypjes dhe vrasjeve nga serbët.

Madje, shqiptarët kanë qenë po kaq integrativdhe anti-racist edhe ne fillim të viteve ’90 ku shpallën pavarësinë dhe hartuan kushtetutën e Kosovës.

Mirëpo, asgjë nga këto nuk e ndaluan Serbinë dhe liderët e tyre që neve sot të na quajnë ‘njerëz të malit’.

Përderisa, shqiptarët etninë e tyre në Kosovë dhe shtetin e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare dëshirojnë që ta legalizojnë, serbët bëjnë të kundërtën, ata Serbinë, Kosovën, Ballkanin e më gjerë së bashku me Rusinë dëshirojnë që ta etnizojnë.

Pra, ligjërimet si ajo e Ana Bërnabiç kryeministre e Serbisë, që i quajti shqiptarët si njerëz të malit, nuk përbëjnë asgjë më shumë se sa ligjëratat e filluara nga Garshanini e deri tek Projekti i Akademisë Serbe me 1985-’86.

Thënë përmbledhtazi, SERBËT JANË TË PAAFTË QË TË KRIJOJNË KUSHTE PËR BASHKJETESË TË BARABARTË.

Mbi këtë bazë vetë bashkësia ndërkombëtare duhet që ta shkëpusë Luginën e Preshevës nga Serbia dhe t’ia bashkojë Kosovës, e serbët në Kosovë t’i çlirojë nga struktura millosheviçiane politike e Beogradit dhe Lista Serbe.

Kryeministrja serbe me deklaratën e saj se “shqiptarët janë njerëz të zbritur nga mali”, me qëllimin e ofendimit dhe të rrisë urrejtje, tregoi edhe një herë se të paktën klasa politike serbe akoma i ngjan stilit kolonizator pushtues. Përveç tjerash urrejtja e saj patogjene ia vuri në pah paditurinë e saj se bota ekziston falë maleve, njerëzimi ekziston falë shpellave, historia është ruajtur në shpella, civilizimi ka filluar aty dhe të gjitha religjionet kanë lidhje me malet.

Millosheviç duke vrarë shqiptar, thirrej në kryqëzatë, në mbrojtjen e krishterimit dhe civilizimit, nëkryqëzata të tilla të njëjta vetëm me gjuhë më të modifikuar po thirren edhe pasardhësit e tij në politikë.

Sidoqoftë, kjo gjuhë e politikanëve serbë nuk do të kishte aspak rëndësi, sikur brenda vendit, në krye të vendit apo të paktën afër kreut të vendit, të ishin njerëzit që vërtetë e ruajnë këtë vlerë inkluzive të popullit shqiptar. Atëherë, askush sot nuk do të mund të na bënte dëm kur kemi parasysh miqtë tanëpërreth si SHBA-ja, Britania e Madhe, BE-ja, Turqia e të tjerë. Por në mungesë të parisë së duhur që e materializon në interes të Kosovës përkrahjen e aleatëve tanë, Kosova dhe shqiptarët si tërësi janë në rrezik nga uniteti i armiqve të tyre fqinjë. Vdekja e njeriut nuk njeh vetëm vdekjen kapitale por edhe me humbjen e identitetit, kulturës, etnisë, gjuhës, traditës e shumë e shumë vetive të tjera dhe çdo humbje e tyre jetën e bënë pa ndërgjegje dhe pa qëllime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup prej 15 studentësh të Fakultetit Juridik të universitetit…