Studentët e universiteti “Ukshin Hoti” vizituan Prokurorinë Themelore në Prizren

06 qershor 2019 | 14:08

Një grup prej 15 studentësh të Fakultetit Juridik të universitetit “Ukshin Hoti”, kanë vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, të cilët kishin për qëllim njohjen në mënyrë të drejtpërdrejtë me këtë institucion.

Qëllim kryesor i kësaj vizite, ishte edukimi dhe marrja e njohurive praktike dhe të drejtpërdrejta nga kjo prokurori, ku me këtë rast, studentëve mirëseardhje i shprehu zëvendëskryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Arijana Shajkovci.

Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeprokurorja Arijana Shajkovci, i ka njoftuar studentët për funksionimin dhe efikasitetin e prokurorisë si dhe bëri një pasqyrim të punës së përditshme të prokurorëve.

Po ashtu, ajo i ka njoftuar studentët për bashkëpunimin që ka prokuroria me policinë, gjykatën si dhe me institucionet tjera të drejtësisë.

Gjithashtu, studentët u njoftuan edhe me procedurat sa i përket trajtimit të lëndëve, që nga pranimi i kallëzimeve penale, faza e hetimeve, e deri tek ngritja e aktakuzave, pushimi i hetimeve apo hedhja e kallëzimeve penale, si dhe përfaqësimi i rasteve penale në gjykata.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë…