Insigne mund të largohet nga Napoli

26 dhjetor 2021 | 16:00

E ardhmja e mesfushorit, Lorenzo Insgne mbetet e pasigurt. Insigne dhe Napoli nuk po bien në dakord për një marrëveshje për rinovimin e kontratës, andaj ai mund të largohet.

Pavarësisht dëshirës së përbashkët të të dyja palëve për të vazhduar bashkëpunimin, mesfushori 30-vjeçar dhe klubi napolitan nuk mund të bien dakord ende për një pagë.

Napoli i ofron lojtarit një marrëveshje me ulje page, kurse lojtari kërkon të kundërtën.

Thuhet se ai dëshiron 5 milionë euro në sezon ndërsa Napoli ofron vetëm 3.5 milionë euro.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, negociatat po shkojnë keq, kështu që klube tjera janë të interesuara për të ardhmen e Insigne.

Dhe nëse Lorenzo nuk është dakord me Napolin, së shpejti do të marrë oferta nga skuadrat e tjera për t’u transferuar si lojtar i lirë.

Klubet të cilat mund të interesohen për lojtarin janë: Tottenhami, Bayerni, Interi, Roma dhe Lazio.

Italiani ka kontratë vlefshme deri më 30 qershor 2022.

Këtë sezon, anësori i majtë është paraqitur në 18-të ndeshje për Napolin, duke shënuar 5 gola dhe dhuruar 6 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Sheila Haxhiraj dhe modeli e sportisti Kledi Hysa, të…