Inspektohet deponia e mbeturinave në Istog (foto)

11 tetor 19:22

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka bërë të ditur se inspektorati i Ministrisë ka bërë inspektime në deponin e mbeturinave në Istog dhe se u ka kërkuar nga komuna që të intervenojë në sanimin e saj.

Sipas Matoshit, ky inspektim vjen  pas  shqetësimit të deputetit të Kuvendit të Kosovës Bekë Berisha.

Image may contain: one or more people, sky, outdoor and nature

Postim i plotë i Matoshit në profilin e vet në “Facebook”:

Në lidhje me shqetësimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës z. Bekë Berisha, mbi gjendjen e keqe të deponisë së mbeturinave në Istog, inspektorati i Ministrisë ka bërë inspektime në këtë deponi dhe ka kërkuar nga komuna që të intervenojë në sanimin e saj.

MMPH do të përcjellë gjendjen e kësaj deponie dhe konform bazës ligjore të mjedisit do të veprojë.

Falënderoj deputetin Berisha për reagimin dhe në të njëjtën kohë inkurajoj qytetarët që të na ndihmojnë në rrugën tonë të përbashkët për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në vend, përmes raportimit të problemeve mjedisore në vend.

MMPH dënon aktet të cilat dëmtojnë mjedisin, florën dhe faunën nga ata që me qëllime keqdashëse po shkatërrojnë mjedisin ku jetojmë e veprojmë.

Image may contain: outdoor

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është caktuar orari i ndeshjeve të IPKO Superligës dhe Ligës…