Inspektohet kanali i Ibër Lepencit

26 janar 2021 | 12:23

Për shkak të problemeve me turbullirat e ujit dhe reduktimeve në disa pjesë të Mitrovicës dhe Komunës së Vushtrrisë, të martën është inspektuar kanali i Ibër Lepencit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për rajonin e Mitrovicës turbullirat janë nga liqeni i vogël i Pridvoricës.

“Po ashtu, kryeshefi ekzekutiv i KRU ‘Prishtina’, Sokol Xhafa, pati takim edhe me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, me ç’rast, inspektoratet komunale do dalin në terren për të inspektuar në detaje kanalin për t’i eliminuar shkarkimet fushore në kanal. Veprimet tona karshi situatës së krijuar, në përmirësimin e gjendjes me turbullirë dhe furnizim janë të pashmangshme”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe të…