Inspektorati komunal në Malishevë merr vendim për rrënim të objekteve montazh

07 maj 2018 | 14:01

Pas urdhëresave nga Ministria e Mbrojtjes dhe Planifikimit, Hapësinor për rrënimin e objekteve montazh, drejtoria e Inspektoratit e komunës së Malishevës ka marrë vendim për rrënimin e të gjitha objekteve montazh, tek ujëvara e Mirushës, e cila gjendet në zonën e parë mbrojtëse.

“Drejtoria e Inspektoratit e komunës së Malishevës ka ndjekur të gjitha procedurat e duhura ligjore, duke urdhëruar pronarët t’i largojnë objektet brenda afatit prej 30 ditësh. Në rast të mosveprimit nga pronarët, inspektorati do të rrënojë objektet, por të gjitha shpenzimet do t’i bartin pronarët vet. Tërheqim vërejtjen, si inspektorat, se të gjitha objektet të cilat janë të ndërtuar në zona ku nuk lejohet do të merren masa ligjore nga inspektorati, për rrënimin e atyre objekteve”, është thënë në njoftimin e komunës së Malishevës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori amerikan, Jack Smith është emëruar kryeprokuror i Dhomave të…