Inspektorati largon nga tregu këtë produkt, thotë se nuk është i sigurt

23 mars 2022 | 12:35

Inspektorati i Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se ka larguar nga tregu një ndërprerës për instalime elektrike Easypact CVS i brendit Schneider.

Kjo pasi sipas tyre ky produkt nuk është i sigurt për përdorim.

Nga ky Inspektorat u kanë bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë në rast se hasin në këtë produkt në dyqane.

“Përshkrimi i rrezikut: Easy Pact CVS potencialisht të prekur mund të përmbajnë një komponent të papërshtatshëm që mund të bëjë, në kushte të caktuara, automati të mos funksionojë siç është synuar (në prodhimin e tij). Nëse ndodh diçka e tillë, mund të ekzistojë rreziku për lëndim personal të përdoruesit dhe/ose dëmtim të pronës”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të mërkurën ka akuzuar…