Inspektorati mbyll lokalin e lojërave të fatit në Vushtrri

26 tetor 11:31

Policia e Kosovës pas pranimit të një informate ka kontrolluar një lokal në Vushtrri, ku ka takuar pesë persona duke luajtur lojëra të fatit. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar: tre televizorë, tri shtëpiza kompjuteri, tre monitorë dhe një skaner.

Lokali është mbyllur nga inspektorët komunalë. Sipas policisë lidhur me këtë është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, iu shmang pyetjes nëse nënpresidenti, Mike…