Inspektorati rekomandon suspendimin e 5 zyrtarëve të Njësisë Speciale

25 qershor 2021 | 23:21

Inspektorati Policor ka rekomanduar suspendimin e pesë zyrtarëve të Njësisë Speciale Operative, pasi dyshohet se kanë tejkaluar autorizimet duke përdour forcën në një rast.

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media nga IPK, përcjell Demokracia.com.

“Lidhur me këtë rast që IPK ka qenë duke e hetuar nga IPK,  hetuesit kanë pranuar ankesë bazuar në të cilën pretendohet  se ka pasur  tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës kurse për rastin e njëjtë sot në media është  publikuar një audio- incizim”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e pesë  zyrtarëve policorë (një rreshteri dhe katër zyrtarëve policorë – që të gjithë punonjës në Njësinë Speciale Operative) me dyshimin se të njëjtit kanë tejkaluar autorizimet policore gjatë një intervenimi në një lokal në Prizren.

Lidhur me këtë rast që IPK ka qenë duke e hetuar nga IPK,  hetuesit kanë pranuar ankesë bazuar në të cilën pretendohet  se ka pasur  tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës kurse për rastin e njëjtë sot në media është  publikuar një audio- incizim.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, thotë se Qeveria Kurti ka…