Inspektorët e Malishevës inspektojnë qendrat tregtare dhe marketet

11 mars 2022 | 16:34

Target i inspektimit nga ana e inspektorëve të Komunë së Malishevës ishin qendrat tregtare në qytezën e Malishevës, me specifikacion artikujt e vajit, miellit, sheqerit dhe kripës.

Inspektorët, kërkonin faturat e furnizimit me këta artikuj dhe nga afër panë se në disa qendra tregtare, markete, vaji nga disa lloje nuk ndryshonte në çmimore, por ishte i ndryshëm në sasi, por edhe produktet tjera, kurse çmimet krahasuar me një ditë më parë tashmë kishin shënuar rënie.

Sipas asaj që u pa në depot e këtyre qendrave tregtare, janë të furnizuar mirë dhe pritet të furnizohen edhe ditëve në vijim, prandaj nuk ka vend për panik, njëherit u kërkua nga përgjegjësit e marketeve që në mënyrë rigoroze të mos manipulojnë me situatën e paqëndrueshme, në të kundërtën mund të pasoj ndjekja ligjore.

Inspektorati i Komunës së Malishevës, kërkon nga qytetarët që për çdo gjë të parregullt që vërejnë gjatë blerjes së artikujve, kur hasin në parregullsi të lajmërojnë institucionin përgjegjës, inspektorët.

Drejtoria e inspektoratit ka në objektiv të përditshëm inspektimet nëpër marketet brenda qytezës së Malishevës, por edhe në gjithë territorin e saj.

Mund të jetë një imazh i ushqime dhe ambiente të brendshme

 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e…