Inspektorët komunalë në Mitrovicë zhvillojnë aksione për lirimin e hapësirave publike

12 maj 2022 | 15:28

Drejtoria e Inspeksionit, me asistim të Policisë së Stacionit Jugor në Mitrovicë, përgjatë këtyre ditëve kanë zhvilluar në vazhdimësi aksione për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike në tërë qytetin e Mitrovicës.

Aktivitetet e tilla janë ndërmarrë me qëllim të mbajtjes së rendit ligjor komunal dhe krijimit të kushteve të përshtatshme për lëvizje të qytetarëve.

Ku përveç lirimit të këtyre hapësirave publike, inspektorët komunal sot kanë zhvilluar aksion edhe në qendër të qytetit, me ç’ rast kanë ndërpre punimet e një subjekti afarist si pasojë e vendosjes së terasës pa leje nga organet kompetente.

Drejtori i Inspekcionit, Valon Brahimi, ka theksuar se aksione të tilla do të ketë në vazhdimësi, duke mos lejuar asnjë subjekt afarist të uzurpoj hapësirat publike.

“Në rast të mosrespektimit të rendit ligjor komunal ndaj subjekteve afariste do të ndërmerren veprime dhe masa konkrete administrative dhe kundërvajtëse si: gjoba dhe sekuestrime të objekteve, pajisjeve, mallrave të ekspozuara në kundërshtim me dispozitat në fjalë”, ka thënë ndër të tjerash drejtori Brahimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora edhe njëherë ka ngritur temperaturat me foto në…