Inspektorët largojnë mallrat e ekspozuara në trotuaret e qytetit të Mitrovicës

06 nëntor 2019 | 15:13

Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Mitrovicës, nën asistimin e Policisë së Kosovës, të mërkurën kanë ndërmarrë aksion duke mos lejuar shitësit e ndryshëm, që produktet e tyre t’i ekspozojnë në trotuare dhe hapësira tjera publike, të parapara për shfrytëzim nga ana e qytetarëve.

Inspektorët komunal kanë bërë me dije se shitësit i kanë respektuar urdhëresat e inspektorëve dhe nuk ka pasur nevojë për intervenim të Policisë apo shqiptim të ndëshkimeve mandatore.

Kjo gjë sipas tyre flet për faktin se shitësit po e kuptojnë seriozitetin e angazhimit të inspektorëve komunal dhe rëndësinë e lirimit të hapësirave publike për lëvizje të lirë e pa pengesa të qytetarëve.

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, ka theksuar se aksione të ngjashme do të ketë në vazhdimësi, deri sa të mos ketë ekspozim të mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, table, outdoor and foodImage may contain: 1 person, outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Sarajevë nën organizim e “Shoqatës së viktimave dhe dëshmitarëve…