Në Srebrenicë protesta kundër Nobelit të Letërsisë

06 nëntor 2019 | 15:13

Në Sarajevë nën organizim e “Shoqatës së viktimave dhe dëshmitarëve të genocidit në Bosnjë e Hercegovinë”, qytetarët zhvilluan një protestë para Ambasadës së Suedisë kundër vendimit që vlerësoi me çmimin Nobel në letërsi shkrimtarin austriak Peter Handke.

Protestuesit mbanin fotografi në të cilat shihej se si Handke kishte qëndruar në qytetin e Srebrenicës në verën e vitit 1996, gati një vit pasi atje forcat ushtarako-policore dhe paraushtarake serbe kishin kryer një masakër duke lënë të vrarë disa mijëra civilë boshnjakë.

Protestuesit ngritën zërin kundër dhënies së çmimit Nobel për Piter Handken duke thënë se kjo është njësoj sikur ai t`i ishte akorduar presidentit serb Slobodan Milosheviç të cilin shkrimtari austriak e pati mbështetur: “Çmimin kanë mundur t’ia japin edhe Karxhiçit dhe Mlladiçit dhe të gjithë atyre të cilët bënë krime mbi myslimanët,” – tha Munira Subashië nga shoqata “Nënat e Srebrenicës”, e cila në ambasadën e Suedisë në Sarajevë dorëzoi një letër në për Mbretin dhe Mbretëreshën e këtij vendi ku tërhiqet vërejtja se çmimi i është dhënë dikujt që ka mbështetur krimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë, aktorja e përshkroi veten si të egër…