“Instagram” do të ndalojë përfundimisht përdoruesit nën 13 vjeç

17 mars 2021 | 16:45

“Instagram” së shpejti do të përdorë teknologji të reja të inteligjencës artificiale për të kuptuar nëse një përdorues është nën moshën 13 vjeç.

Këto janë disa nga funksionet në të cilat po punon aktualisht “Instagram” për të mbrojtur anëtarët më të rinj të këtij komuniteti, ndërsa funksioni që kufizon shkëmbimin e mesazheve të drejtpërdrejta midis të rriturve dhe të miturve nën 18 vjeç është tashmë në shpërndarje në të gjithë botën.

Pjesëmarrja e minorenëve në rrjetet sociale është një problem madhor. Kujtojmë se kompania “TikTok”, pas një kërkese nga Garantuesi i Privatësisë, po kërkon moshën e përdoruesve në regjistrim, pas disa problemeve që u hasën tek të rinjtë.

Lidhur me kufizimin në shkëmbimin e mesazheve të drejtpërdrejta midis të rinjve dhe të rriturve, sipas kompanisë, kjo do të bazohet në teknologjinë e një mekanizmi të aftë të parashikojë moshën e përdoruesve kur regjistrohen në “Instagram”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iniciativa për Progres (INPO) në bashkëpunim me Institutin e Kosovës…