“Instagram” ka sjell risinë që mezi po prisnim (foto)

30 nëntor 2018 | 16:07

“Instagram” është përditësuar dhe ka nxjerr opsionin e ri “Close friends” për publikimin e Instastory. Tani nëse duam të publikojmë një video apo foto që jo të gjithë ndjekësit tanë duhet ta shohin mjafton ta ndajmë foton me listën e shokëve të përzgjedhur. Ikona jeshile “Close friends” shfaqet në ekran dhe lehtësisht para postimit mund të përzgjidhet në këtë mënyrë:

Miqtë e përzgjedhur në listë do e kuptojnë që janë pjesë e këtij grupi pasi shfaqet rrethi jeshil. Megjithatë askush nuk do ta kuptojë nëse e heqim nga ky grup thjesht do të duket sikur nuk postojmë më tek “Close friends”. Kjo listë miqsh mund të krijohet në menynë kryesore të profilit personal, mund të redaktohet dhe të shtohen miq të rinj, por ky opsion nuk vlen për fotot në profil, vetëm për ato në Story.

Gjithashtu duhet ditur se nuk mund të formohen disa lista “Close friends” , por këto postime ruhen te Highlights ashtu siç postohen, pra nuk i sheh askush veç miqve të zgjedhur. Bëhuni gati dhe mendoni miqtë që do të fusni tek lista sepse përditësimi është rrugës./lexo.al/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur kurora…