Kryeministri nderon dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi

30 nëntor 2018 | 16:06

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur kurora lulesh te pllaka përkujtimore në vendin e rënies së tyre, për Hyzri Tallën, Afrim Maliqin dhe Ilir Durmishin, me rastin e përvjetorit të vrasjes së tyre.

Duke vlerësuar lart veprën e gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës, kryeministri Haradinaj, ka thënë se të dielën është përvjetori i rënies së dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, ngjarje, që në atë kohë ka shënuar luftën e UÇK-së me një dhimbje të madhe.

“Edhe në këtë rast, shpreh nderim dhe respekt për të rënët për liri të të gjitha trojeve shqiptare, të të gjitha anëve, në kohën e UÇK-së”, ka thënë Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…