“Instagram” teston një funksion që të gjithë e dëshironi

20 mars 2019 | 11:34

Rrjeti social “Instagram” nisi testimet në Shtetet e Bashkuara për një funksion ku përdoruesit mund të blejnë produkte direkt nga rrjeti social.

Lëvizja vjen në një kohë rrjeti social po përpiqet të monetizojë me çdo kusht një prej platformave me ndërveprimin më lartë përdoruesve.

“Instagram” raportohet se ka bashkëpunuar me 20 marka përfshirë “Adidas”, “H&M”, “Kylie Cosmetics” dhe “Michael Kors” për funksionin e blerjeve.

Me anë të funksionit përdoruesit mund të klikojnë produkt, të shohim çmimin dhe ta blejnë menjëherë.

Përdoruesit mund të blejnë me Visa, Mastercard, American Express, Discover ose PayPal.

“Instagram” aktualisht lejon përdoruesit të lidhin uebsajtin e tyre për të joshur blerësit në kërkim të produkteve.

Rrjeti social tha se do të aplikonte një tarifë për të financuar përpunimin e transaksioneve gjatë blerjeve online, njofton PCW.

Vitin e kaluar “Pinterest” prezantoi një funksion të ngjashëm quajtur Product Pins. “Instagram” ka më se 130 milion përdorues që klikojnë etiketat e produkteve.

“Facebook” planifikon që “Instagram” dhe “Messenger” t`i shndërrojë në platforma e-commerce ku përdoruesit mund të klikojnë në reklama dhe të blejnë produkte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar u ka mundësuar sërish…