Instituti Albanologjik dhe Instituti i Historisë, tryezë shkencore për Demaçin
01 prill 2026
| 14:30
Instituti Albanologjik dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, do të organizojnë tryezë shkencore kushtuar qendrestarit të pazakontë, të paharrueshmit Adem Demaçi, në shenjë të 90-vjetorit të lindjes së tij.
Ky aktivitet do të mbahet më 08.04.2026, me fillim nga ora 10:00, në ambientet e Institutit Albanologjik.
Tryeza ka titullin “Trashëgimia demaçiane – vlerë unike kombëtare” dhe në të me kumtime do të paraqiten albanologët dhe studiuesit e njohur Hysen Matoshi, Arbër Hadri, Fadil Grajçevci, Nuridin Ahmeti, Haxhi Ademi, Faton Krasniqi, Fatmir Arifi dhe Albulenë Halili.
Organizimi i një tryeze për njeriun unik të kulturës dhe historisë më të re të shqiptarëve i nderon të dy institutet kërkimore dhe shkencore.



