
Instituti Hidrometeorologjik tregon sa shi ra në Kosovë për një javë
06 gusht 2020
| 09:24
Më së shumë reshje të shiut nga një gushti e deri më sot ka pasur në Ferizaj. Megjithatë, në shumicën e qyteteve në Kosovë shiu po vazhdon të bjerë. Institucionet kanë ngritur alarmin për mundësinë e përkeqësimit të situatës, derisa në disa vende të rajonit ka pasur edhe vërshime. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për gjashtë ditët e fundit sasi të reshjeve të mëdha janë regjistruar edhe në Prishtinë e Pejë.
Reshjet nga 1-6 gusht:
Prishtinë= 38.8 mm
Pejë= 37.7mm
Prizren= 12.1mm
Gjakovë=8,1mm
Kamenicë= 23.5mm
Ferizaj= 64.5mm
Junik= 13.9mm
“Për momentin janë regjistruar këto sasi të reshjeve në këto stacione, mm ose litër për metër katrorë. Reshjet vazhdojnë. Temperatura të ulëta nuk do të ketë”, njofton IHMK.