Instituti Hidrometeorologjik tregon sa shi ra në Kosovë për një javë

06 gusht 2020 | 09:24

Më së shumë reshje të shiut nga një gushti e deri më sot ka pasur në Ferizaj. Megjithatë, në shumicën e qyteteve në Kosovë shiu po vazhdon të bjerë. Institucionet kanë ngritur alarmin për mundësinë e përkeqësimit të situatës, derisa në disa vende të rajonit ka pasur edhe vërshime. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për gjashtë ditët e fundit sasi të reshjeve të mëdha janë regjistruar edhe në Prishtinë e Pejë.

Reshjet nga 1-6 gusht:

Prishtinë= 38.8 mm

Pejë= 37.7mm

Prizren= 12.1mm

Gjakovë=8,1mm

Kamenicë= 23.5mm

Ferizaj= 64.5mm

Junik= 13.9mm

“Për momentin janë regjistruar këto sasi të reshjeve në këto stacione, mm ose litër për metër katrorë. Reshjet vazhdojnë. Temperatura të ulëta nuk do të ketë”, njofton IHMK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti shkollor 2020/2021 mund të fillojë përsëri në distancë. Ministria…