Instituti i Medias në Kosovë i dërgon letër Kurtit, Bislimit dhe KPM-së

02 prill 2020 | 12:43

Instituti i Medias në Kosovë i ka dërguar letër-kërkesë kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ministrit të Financave, Bislim Bislimi dhe Komisionit të Pavarura të Mediave të Kosovë (KPM).

Në këtë letër, ky institut ka parashtruar disa kërkesa në lidhje me mediet në Kosovë, të cilat ndërlidhen me situatën e pandemisë Covid-19.

Letra e plotë e Institutit të Medias në Kosovë:

KËRKESË

I nderuar kryeministër,

Instituti i Medies së Kosovës, është një institucion përfaqësues i industrisë mediale të Kosovës.

Në emër të Radiove dhe televizioneve të licencuara në Kosovë, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të mbështetë mediat e Kosovës në kuadër të fondit të veçantë për bizneset dhe të punësuarit, për shkak se funksionimi i tyre është i lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Mediet në Kosovë jetojnë nga marketingu dhe në këtë kohë kur po përballemi me Virusin Korona, kompanitë tashmë kanë ndërprerë reklamimin e tyre në media. Rrjedhimisht, mediat (pos RTK-se që financohet nga buxheti i shtetit), gjate muajit mars nuk kanë realizuar pothuajse asnjë të hyrë.

Në Kosovë janë 170 medie audio-vizuale, të licencuara nga Komisioni i Pavarur i Medieve i Kosovës, një pjesë e madhe syresh është rrezik që të mbyllen dhe punëtorët e tyre të largohen nga puna.

Siç e dini, punëtorët e mediave të Kosovës nuk e kanë ndërprerë asnjë ditë punën e tyre, dhe pronarëve të medieve u janë rritur shpenzimet edhe më shumë, duke krijuar kështu borxhe të shumta.

Duhet pasur parasysh, qe mediet gjysma e mediave janë kompani private dhe gjysma OJQ.

Mediet që funksionojnë si OJQ ligjërisht nuk mund as edhe të huazojnë, prandaj kercënohen me mbyllje imediate.
Muaji Qershor është afati përfundimtar për pagesën e taksës vjetore të licencës, mjete këto që shkojnë në buxhetin e shtetit.

Kërkojmë nga qeveria që:

1. Të udhëzojë Komisionin e Pavarur të Medies që të heqë taksën e licencës për këtë vit.

2. Të konsiderojë gazetarët dhe punonjësit e tjerë medialë si kategori e vijës së parë të frontit kundër COVID-19, si mjekët e policët.

3. Të ndihmojë financiarisht pronarët e medieve të licencuara, për të mbuluar shpenzimet e tyre për pagat e punëtorëve dhe shpenzimet e tjera, nga shpallja e gjendjes emergjente e deri sa të zgjasë ajo.

Me respekt,

Kryetari i Bordit të Institutit të Medias Kosovë

Fazli Veliu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i viktimave në Spanjë ka kaluar 10 mijë. Ministria…