Mbi 10 mijë viktima në Spanjë

02 prill 2020 | 12:38

Numri i viktimave në Spanjë ka kaluar 10 mijë. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë regjistruar 950 të vdekur në 24 orë, duke e çuar në 10 003 numrin e viktimave.

Spanja u rendit në vendin e dytë pas Italisë me numrin më të madh të viktimave në botë.

Ndërkohë Spanja po përjeton dhe numrin më të lartë të të papunëve.

Më shumë se 300 mijë persona kanë shkuar për të aplikuar për të marrë asistencën e përfitimit në rast se je i papunë. Ky është shifër rekord. Ministrja e Sigurimeve Shoqërore tha se numri i përgjithshëm i personave që paguajnë  kontributet e sigurimeve shoqërore ka rënë me afro 900 000, shkruan BBC, transmeton Ora News.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, është lideri i…