Instituti Riinvest: Sondazhin për zgjedhjet s’e kemi bërë ne

20 janar 2021 | 12:19

Istituti Riinvest ka dalë me një reagim për sondazhin e publikuar dje në njërin prej televizioneve në Kosovë, në të cilin Lëvizja Vetëvendosje! doli fituese e zgjedhjeve me 54 për qind, kurse PDK-ja e dyta, si dhe LDK-ja e treta.

Ky institut me anë të një komunikate për media ka sqaruar se sondazhi në fjalë nuk është kryer nga ta, por nga Kolegji Riinvest.

“Ky sqarim vjen pas evidentimit të rasteve kur disa media dhe qytetarë i referohen këtyre dy institucioneve si sinonime”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Pas prezantimit të rezultateve të një sondazhi në radiotelevizionin Dukagjini, në emisionin Debat Plus, mbrëmë me datë 19 Janar 2021, Instituti Riinvest sqaron opinionin publik me sa vijon. Sondazhi në fjalë është kryer nga Kolegji Riinvest dhe jo nga Instituti Riinvest. Ky sqarim vjen pas evidentimit të rasteve kur disa media dhe qytetarë i referohen këtyre dy institucioneve si sinonime. Këto entitete janë të ndryshme dhe të pavarura; Instituti Riinvest është organizatë jo-qeveritare që nga themelimi i tij në vitin 1995.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani…