Inteligjenca artificiale parashikon vdekjen me një saktësi të frikshme

09 prill 11:56

Teknologjia fiton çdo ditë e më shumë terren në mjekësi. Një nga aplikimet më të fundit është ai në parashikimin e vdekjes së një njeriu. Shkencëtarët kanë trajnuar një sistem të inteligjencës artificiale për të vlerësuar një dekadë të të dhënave të përgjithshme shëndetësore të paraqitura nga më shumë se gjysmë milioni njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Të dhënat e u ngarkuan në sistem, i cili parashikoi nëse individët rrezikoheshin nga vdekja e parakohshme – me fjalë të tjera, nëse mund të vdisnin më herët se jetëgjatësia mesatare – nga sëmundje kronike.

Parashikimet e vdekjeve të parakohshme që bënë algoritmet rezultuan më të sakta se sa parashikimet e bëra nëpërmjet metodave të tjera, thotë autori i studimit, Stephan Weng, i Universitetit të Notingamit në Britani.

Për të vlerësuar gjasat e vdekshmërisë së parakohshme të njerëzve të përfshirë në studim, studiuesit testuan dy lloje të inteligjencës artificiale: “learning deep” në të cilën rrjetet e shtresuara të përpunimit të informacionit ndihmojnë një kompjuter për të mësuar nga shembujt; dhe “random forest”, një opsion më i thjeshtë i inteligjencës artificiale që kombinon modele të shumëfishta, për të shqyrtuar rezultatet e mundshme.

Në fund, studiuesit i krahasuan përfundimet e modeleve të inteligjencës artificiale me rezultatet nga një algoritëm standard, i njohur si modeli Cox. Duke përdorur këto tre modele, shkencëtarët vlerësuan të dhënat në Biobank të Britanisë së Madhe – një bazë të dhënash me akses të hapur për të dhënat gjenetike, fizike dhe shëndetësore – të paraqitura nga më shumë se 500 000 njerëz në vitet 2006-2016. Gjatë asaj kohe, gati 14 500 pjesëmarrës vdiqën nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe ato të rrugëve të frymëmarrjes./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e XXVII në Superligën e Kosovës në Basketboll veçohet…